Deçan: Kryetari Ramosaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi më MBPZHR

DeçanPostuar: 14:04 / 19.03.2021

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi më Ministrin e Bujqësis , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Besian Mustafa. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është bashkëfinancimi i projektit ,,Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Komunën e Deçanit ’’

Vlera e përgjithshme e kësaj marrëveshje mirëkuptimi mes institucionit komunal dhe MBZHR-së është 302.578,17 euro .

Për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, nënshkrimi i këtij memorandum ka një rendësi të veçante me vet faktin se rregullimi i kanaleve të ujitjes në komunën e Deçanit rritë zhvillimin e Bujqësisë dhe krijon kushte më të mira për fermerët e komunës tonë .

Ky memorandum mirëkuptimi do të implementimet brenda viteve 2021-2023.