Deçanasit kërkojnë kanalizim dhe asfaltim të rrugëve

DeçanPostuar: 14:46 / 30.08.2017

Komiteti për politik dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Deçanit ka mbajtur debat më këshillat e fshatrave ku është prezantuar Qarkorja e dytë Buxhetore 2017-2018.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Syzana Mustafaj, tha se edhe gjatë vitit 2018 komuna do ta zhvillojë dhe shtyjë procesin e rigjenerimit të infrastrukturës dhe ekonomisë lokale, transmeton InfoKomuna.

“Do të ketë investime në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, në infrastrukturë por edhe investime në zhvillimin ekonomik, duke subvencionuar sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë”, tha Mustafaj.

Më ketë raste drejtoresha  Mustafaj bëri të ditur se buxheti total për komunën e Deçanit për vitin 2018 është 8 milion 332mijë e 420€. Ky buxhet do të ndahet për të gjitha kategoritë duke përfshi edhe projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Nga ky buxhet në total mallra dhe shërbime janë 935,535 €,shpenzime komunali 106,130€, subvencione dhe transfere 66,178€, shpenzime kapitale 2,085,844€ grandi në arsim është 2,646.834€ dhe grandi në shëndetësi 1,090,247€.

Përfaqësuesit e fshatrave  që ishin të pranishëm , në bazë të prioriteteve për investime në mjediset ku jetojnë kanë paraqitur kërkesa konkretet për realizmin e projekteve të ndryshme në mënyrë të shkruar.

Shumica e kërkesave të qytetarëve për investime kapitale kishin të bënin me asfaltimin e rrugëve të lagjeve, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe trotuareve, kanalet e ujitjes, ujin e pijes etj.

Drejtorët e drejtorive pasi dëgjuan kërkesat dhe nevojat e qytetarëve  informuan qytetarët për mundësinë e realizmit të projekteve.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Syzana Mustafaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e fshatrave që të jenë më aktivë në sensibilizimin e qytetarëve në kryerjen e obligimeve administrative ndaj Komunës, në mënyrë që të rritet shkalla e arkëtimit të mjeteve nga të hyrat vetanake, me çka edhe shtohet mundësia e investimeve kapitale.

Komente: 0 Rinumërimi i 440 vendvotimeve drejt fundit 14:00 / 17.11.2017 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi i rinumërimit të 440 vendvotimeve nga zgjedhjet për kuvende komunale është duke shkuar drejt fundit.