Deçani do të bëhet me ndërmarrjen lokale "Higjiena"

DeçanPostuar: 12:42 / 16.03.2018

Qeveria ka miratuar sot vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan. Ndërmarrja është themeluar me 100% aksione të Komunës së Deçanit. Komuna do të veprojë si aksionar i vetëm i ndërmarrjes në regjistrimin e saj sipas ligjit, raporton InfoKomuna.

Të drejtat e aksionarit do t’i ushtrojë Komisioni Komunal i Aksionarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërmarrja do të ushtrojë veprimtarin në grumbullimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave, hapjen e rrugëve nga dëbora, shërbimet e mirëmbajtjes së varrezave dhe funeraleve, pastrimin e hapësirave publike, parqeve, shesheve dhe monumenteve kulturore e historike. /InfoKomuna/