Deçani organizon marsh kundër kancerit të gjirit

DeçanPostuar: 15:27 / 31.10.2017

Numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po rritet për çdo vit, gjë që është shqetësues me të cilat po përballet edhe Kosova dhe secila komunë, kështu është thënë sot në takimin e organizuar dhe ecjen simbolike në Komunën e Deçanit.

Ky aktivitet është organizuar nga zyrtarja për barazi gjinore, Zoje Sejfijaj, ku kësaj ecje ju bashkuan drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmonaj, mjekë, zyrtarë komunalë, zyrtare policore, përfaqësues të gjykatave dhe aktiviste nga të gjitha profesionet pa dallime partie.

Më ketë raste zyrtarja për barazi gjinore, Zoje Sejfijaj, bëri të ditur se rritja e numri të prekurave më kancer është alarmante andaj  duhet një vetëdije më e madhe nga institucioni shtetërorë, raporton InfoKomuna.

Kjo ecje ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit, si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë.

Kjo fushatë ka qëllimin më të mirë dhe përkundër sfidave të shumta, e bëmë realitet synimin që informata për kancerin e gjirit të arrijë në çdo shtëpi, te çdo grua, me fjalën e gjallë, me informata të ekspertëve mjekësorë, me fletëpalosje, broshura ku çdo nënën dhe çdo grua tashmë e din se zbulimi i hershëm është shërim.

Aktualisht, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1.128 raste të trajtuara nga kanceri.

Vetëm nga kanceri në gji, gjatë këtij nëntëmujori, janë trajtuar 450 raste, ndërsa statistika të sakat për komunën e Deçanit nuk posedojmë./InfoKomuna/