Gjendja e sigurisë në Deçan e qetë dhe stabile

DeçanPostuar: 16:16 / 18.07.2017

Në bazë të nenit VIII-të, të Udhëzimit administrativ Nr.27/ MPB dhe 03/2012 të MAPL-së për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, kryetari i Komunës së Deçanit, në cilësinë dhe të Kryesuesit të KKSB-s i udhëhequr nga nënkryetari i komunës z.Sami Cacaj, UD-i kryetarit të Komunës, është mbajt takimi i parë i KKSB-së për vitin 2017.

Të  pranishëm pos anëtareve të KKSB-së  ishin edhe  përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-së.

Për këtë takim ishin propozuar këto pika:
 
1.Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit,
2. Përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve,
3. Të ndryshme.

Takimi e KKSB-së e hapi nënkryetari i Komunës z.Sami Cacaj i cili bëri një kronologji në pika të shkurtëra  lidhur më situatën në komunën e Deçanit dhe më pas fjalën ja kaloi komandantit të policisë z.Nysret Xhurkaj për çështjen e sigurisë.

Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën e Deçanit në 6 mujorin e parë të këtij viti konsiderojmë së gjendja është e qetë dhe stabile tha ai, këtë e konstatojë sipas një gjendje statistikore nga viti 2016 deri më tani ka ulje të rasteve të veprave penale dhe në vazhdimësi konstatoj se edhe lëvizja e qytetarëve është e lirshme si për komunitete pakicë.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni, shqetësuese mbete për komunën e Deçanit  mbeturinat , mirëpo jemi në rrugë të mbare sa i përket këtij shqetësimi ku kemi be verifikimin e deponive ilegale ku janë në tersi 26 dhe në bashkëpunim me GIZI-Gjerman me hartimin e një planë- programi pune besoi brenda një periudhë të shkurtër kohore do të evitohen këto deponi por jemi ne kontakt edhe me KELKOS, të cilët kanë shpreh gatishmërinë që të na ndihmojnë në ketë drejtim ndërsa më shprehjen e këtij shqetësimi u dakorduan që drejtori përkatës dhe komandanti i policisë që të ndërtohet një trup e përbashkët mes policisë, inspektoratit komunal, drejtorisë se shërbimeve publike që bashkërisht të jenë në teren dhe për ata të cilët ndotin ambientin të ndermirën masa ndëshkuese.

Nga shoqëria civile z.Adem Lushaj , tha se kjo trupë e ndërtuar të ndërmerr masa sa i përket orarit të bizneseve që zhvillojnë veprimtari të ndryshme në komunën tonë, me arsyetim se oraret e stërzgjatura mund të krijojnë pasoja dhe probleme. Në vazhdimësi e potencoi edhe shqetësimin e qytetarëve të cilët frekuentojnë vendin e ujit të thartë ose ,,GUSHAVCI’’ në Deçan për nevoja shëndetësore dhe rekreative vendi i cili që nga përfundimi i luftës e deri më tani nuk lejohet as të rregullohet dhe as të mirëmbahet nga kompani të ndryshme të cilat kanë shpreh gatishmërinë.

Shqetësuese në ketë pjesë mbetet qarkullimi i shpeshtë i makinerisë së KFOR-it ku nga kjo makineri në rrugën e pa asfaltuar krijo pluhur, zhurmë dhe neveri tek qytetarët të cilët janë duke u freskuar tek uji i thartë duke i rekomanduar se nuk ka ndonjë shqetësim në ketë pjesë dhe patrullimi mund te jetë një here apo dy në dit e jo në çdo gjysmë ore.

Ndonëse  jemi në sezoni verore mbete shqetësues edhe çështja e pyjeve e sidomos çështja e zjarreve z.Agim Hulaj nga KKSB-ja, kërkoi që të rritët bashkëpunimi mes Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,  përfaqësuesve të parkut Kombëtar dhe komunës së Deçanit që në rast të ndonjë përhapje të zjarrit të jen në gjendje gatishmërie.

Nga ky takim si rekomandim doli që Komandanti i policisë të shtoi numrin e patrullimit gjatë 24 orëve e sidomos pas mesnatës ku mund edhe të pengohen prerjet ilegale të pyllit të cilat në gryken e Lloqanit janë shtuar dukshëm.
/InfoKomuna/