Grante për 33 mikrobiznese të Deçanit
Në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Rajonin e Ballkanit Perëndimorë 2017-2018”, komuna e Deçanit në bashkëpunim më organizatën HELP kanë nda 33 grante për mikrobizneset e Deçanit.
Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, falënderoi Qeverinë Gjermane për mbështetjen financiare për bizneset në Komunën e Deçanit.
Nga ky grand kanë përfitues 33 biznese gjithashtu kryetari i komunës përmendi se kjo është edhe një ndërgjegjësim i bizneseve me aplikuar në të ardhmen në këto projekte.
Në të ardhmen ku bashkëpunimi më Qeverinë Gjermane do të ndikoi në zhvillimin e bizneseve. Jam shumë i lumtur sot që shoh këtu njerëz të përkushtuar për të ecur tutje në zhvillimin e veprimtarive të tyre tha kryetari Ramosaj.
Ndërsa Shqipe Breznica – Koordinatore e programit, theksoi se nga komuna e Deçanit kanë aplikuar 130, persona nga të cilat janë përzgjedhur 33 aplikime të cilët i kanë përmbushur kriteret e parapara andaj këto 33-të aplikime të përzgjedhura kanë plotësuar kriterin kryesor socio-ekonomik. Këto aplikime i përfshijnë veprimtaritë e floktoreve, rrobaqepëse, pemëtari etj.
Koordinatorja theksoi edhe këtë se; përkrahja do të jetë e vazhdueshme nga Qeveria Gjermane për bizneset start- up dhe ato që zhvillojnë biznese në të ardhmen ndërsa ky është vetëm një fillim i mbar me komunë e Deçanit duke mos harruar të falendoi kryetarin komunës Bashkim Ramosaj dhe Betim Mataj për bashkëpunimin në finalizim të këtij projekti.
Ndryshe ky është vetëm një fillimi i mbarë mes komunës së Deçanit dhe organizatës HELP. /InfoKomuna/