Komuna e Deçanit përkujton humanistin, Naim Cacaj

DeçanPostuar: 14:13 / 24.06.2021

Ndonëse humbi jetën pas një sëmundje të rend që e goditi dhe u nda nga jeta më 26 Mars, ku nuk lejohej mbajtja ngjarjeve për shkak të situatës më COVID-19, sot në sallën e Asamblesë Komunale, është mbajt mbledhje komemorative për njeriun human dhe të afërt me secilin, për kryetarin kryqit të kuq dega në Deçan, Naim Cacaj.

Për punën më përkushtim, për jetën e tij, për angazhimet e tij, për humanintetin që kishte ku secilit qytetar në nevojë në kohë te vështira ju gjend afër për vitet të tëra kanë fole Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, kryetarja e kryqit të kuq të Kosovës, Feride Hyseni, Dr.Xhavit Rabushaj, tashmë kryetar i kryqit të kuq në Deçan, Leonita Dobrunaj dhe në emër të familjes vëllai i Naimit, Hasan Cacaj.

Naim Selmon Cacaj u nda nga jeta në moshën 62 vjeçare. La pas vetes bashkëshorten Eminen djalin Artin shumë miq shokë dhe dashamirë qe do ta kujtojnë gjithmonë.

Në shenje mirënjohje kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, familjes Cacaj i ndau mirënjohje. /InfoKomuna/