Komuna e Deçanit rrënon 4 lokale në qendër të qytetit

DeçanPostuar: 14:51 / 09.11.2017

Komuna e Deçaniyt ka rrënuar 4 lokale pronë komunale në qendër të qytetit të Deçanit.

Këtë rrëm komuna e ka bërë në bazë të vendimit të Asamblesë Komunale të 31 korrikut të këtij viti.

Njoftimi i plotë i komunës së Deçanit:

"Bazuar në nenin 14-të të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale  nr.03/L-040, dhe në harmoni me nenin 21 të Statutit të Komunës së Deçanit, Kuvendi i Komunës së Deçanit në mbledhjen e mbajtur më dt. 31. 07. 2015 miratoi këtë Vendim;Vendim për rrënim të objekteve të përkohshme në pronën komunale me shfrytëzim nga persona privat.

Merret Vendim për  rrënimin e objekteve të përkohshme ne pronën komunale me shfrytëzim nga personat privat, të cilët gjenden  në një pjesë të ngastrës kadastra le nr. 1294-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë P-70505021-01294-1, Komuna Kadastrale Deçan, Zona e I (Parë) në Deçan, Hapësira afër bankës NLB Prishtina, si dhe ato që gjenden në një pjesë  të ngastrës kadastrale nr.1254-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë  P-70505021-01254-1,Komuna Deçan, Zona e I(Parë) në Deçan, Hapësira në qendër të qytetit.

Në bazë të këtij vendimi të dt.31.07.2015 dje më dt.08.11.2017, (e mërkurë) filloi rrënimi i këtyre objekteve të përkohshme, në bazë të nenit 77 të Ligjit për Procedurën Administrative nr.02/L-28, nenit 34 të Ligjit Nr.04/L-110 Për Ndërtim, neni 17 shkronja d të Ligjit për vetëqeverisjen Lokale  Nr.03/L-040.

Drejtori i  Inspeksionit  Komunal Halil Tolaj tha se shfrytëzuesit e këtyre lokaleve janë njoftuar më kohë, njëkohësisht në jemi duke zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale  të dt.31.07.2015, konformë ligjit dhe rregulloreve dhe planit rregullues urban të qytetit, asgjë nuk është vepru në kundërshtim më ligjin këto kanë qen lokale pronë komunale të cilat janë shfrytëzuar nga këta pronarë, në vazhdimësi ne si institucione i kemi njoftuar më anë të shkresave lidhur më procedurat dhe vendimet e marra në komunë dhe asgjë nuk bie ndesh me ligjin tha Tolaj."
/InfoKomuna/