Mbyllet rruga nga shembja e dheut në bjeshkët e Prilepit në Deçan

DeçanPostuar: 15:42 / 10.04.2018

Komuna e Deçanit njofton se është mbyllur në tërësi rruga që të shpie në bjeshkët e Blegut, Prilepit dhe Roshkodolit - 600 metra mbi basenin e Kozhnjerrit pas shembjes së dheut dhe gurëve, raporton InfoKomuna

Pas mbylljes së kësaj rruge,  nënkryetari i komunës së Deçanit, Sami Cacaj bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni, kanë pa nga afër situatën e krijuar.

"Luten të gjithë qytetarët të cilët kalojnë në ketë rrugë për në bjeshkët e lartcekura se nuk mund të kalojnë pa u bë largimi i shkëmbinjve dhe dheut që ka blloku këtë rrugë në tersi", thuhet në njoftimin e komunës.

Kompania e kontraktura "Lika Trade" nga nesër (e mërkurë) do të nisë punën për hapjen e kësaj rrugë bashkë më Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe brenda kësaj jave kjo rrugë do të hapet. /InfoKomuna/