Nesër aksioni "Të kujdesemi për Deçanin ekologjik"

DeçanPostuar: 17:09 / 14.09.2018

Të shtunën edhe komuna e Deçanit organizon aksionin për largimin e deponive ilegale te mbeturinave më moton “Të kujdesemi së bashku për Deçanin ekologjik”.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, fton qytetarët e komunës së Deçanit: të marrin pjesë në  aksionin pastrimit “Ta pastrojmë Deçanin”, me qëllim të krijimit të një mjedisi të pastër për të gjithë ne ti japim një imazh Deçanit qytet ekologjikë.

Andaj ju bëjmë thirrje edhe institucioneve publike dhe private, bizneseve, shoqërisë civile,  grupeve rinore, fetare që t'i bashkohen aksionit."Të kujdesemi së bashku për Deçanin Ekologjikë".

Agjenda e aktiviteteve për 15 shtator 2018:

Në ora 10:00,  Aksioni fillon në të gjithë komunën e Deçanit:
10:00 –11:45h  Rruga e “Dëshmorët e  Kombi”, Rruga “Luan Haradinaj”, Sheshi “Mentor Tolaj” Rruga “Sali Çeku”, Rruga e “UÇK-së”, rruga “Haki Povataj”, dhe Rruga “Manastirit”.

Ora 12:00h -Tek Uji i Thartë “Gushavci’’

Ora 10:00- 13:00h  nga stafi punues  i institucioneve publike: Qendrat e Mjekësive Familjare, Shkollat,  Kompanitë private, bizneset, e bëjnë pastrimin mbeturinave në hapësirat rrethuese të tyre etj.

Këtij aksioni i bashkohet kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj, Kompania Komunale e Pastrimit “Higjiena” bizneset private, firmat ndërtimore,  OJQ-të, qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër.

Aksioni për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit vepruese nga data 15 shtator -15 dhjetor 2018.