Nisin punimet për ri-asflatimin e rrugës në fshatin Beleg

DeçanPostuar: 14:52 / 05.04.2018

Rruga në brendi të fshatit Belg të Deçanit e cila ishte dëmtuar tej mase gjatë rregullimit të kanalizimit të ujërave të zeza tashmë është duke u rregulluar më standard të paraparë.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë si dhe banorët e këtij fshati bashkë kanë nisur punimet për ri-asflatimin e kësaj rruge - investim i komunës së Deçanit.

Kjo rrugë në brendi të fshatit Beleg lidhë mbi 8 fshatra të komunë së Deçanit.

"Ne si institucion duhet të jemi të kujdesshëm karshi kërkesave të qytetarëve të komunës së Deçanit", tha nder të tjera i pari i komunës Bashkim Ramosaj, duke shtuar se pas përfundimit të kanalizimit të ujërave të zeza në ketë fshat tashmë dhe rregullimit të ri-asflatimin të mbi 1300 metra rrugë në brendi të këtij fshati lehtësohet sadopak qarkullimi i banorëve të këtij lokaliteti por edhe të atyre që frekuentojnë këtë rrugë.

Po në të njëjtën kohë kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë kanë bër inspektimin e punimeve të disa rrugëve në fshatin Gllogjan, ku dhe është ndarë i kënaqur më dinamiken e punimeve në këtë fshat. /InfoKomuna/