Pas grabitjeve të bankave, Policia e Deçanit dalin në detyrë me armë të gjata

DeçanPostuar: 10:53 / 06.02.2019

Janë shpeshtuar rastet e grabitjeve me armë të bankave në Kosovë. Rasti i fundit ishte ai i së martës, kur persona të armatosur grabitën filialin e një banke (Banka TEB) në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.

Andaj, Policia e Deçanit kanë marrë urdhër që në detyrë të dalin me armë të gjata me qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private, transmteon InfoKomuna.

Ky është vendimi i Policisë në Deçan:

"Policia është populli - populli është policia

Të dashur qytetarë të gjithë jeni në dijeni mbi shtimin e veprave penale “Grabitje me armë zjarri” që ka përfshi pothuaj mbarë shtetin e Kosovës, në këtë çështje nuk është imun as Rajoni i Pejës, ku pothuaj ç’do ditë po ndodhinë raste duke grabitur Banka, Institucione mikro-financiare biznese të mëdha, bastore, por edhe dyqane tjera.

Raste të tilla kanë ndodhur edhe në zonën tone e Deçanit.

Në suaza kompetence nga data 04.02.2019, me qellim të ruajtjes së pasurisë shtetërorë dhe asaj private, kam marrë vendim që zyrtarët policor në të gjitha ndërrimet ditore 24/7 të dalin në detyrë më armë të gjata.

Ky vendim është marrë me qellim që qytetari të ndjehet më I sigurt për jetë dhe pasurinë personale kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga Tog.Nysret Xhurkaj , komandant i Stacionit Policor në Deçan.

Ne do të jemi afër jush , për sigurinë tuaj , sepse qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, do të vazhdon të na përcjell moto "Policia është populli - populli është policia"
. /InfoKomuna/