Protestohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Deçan

DeçanPostuar: 10:37 / 12.07.2019

Organizata ERA në bashkëpunim me qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile të shtunën do të zhvillojnë një protestë për të kundërshtuar, siç thonë ata, ndërtimin hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë.

"Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit", thuhet në njoftim.

"Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me anë të protestës ne i  bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Deçan dhe Belaja gjithashtu! Gjatë kësaj proteste, ne gjithashtu do të nderojmë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik", thuhet më tej në njoftim.

Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i pare tek ura që të dërgon për te Gushavci. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit 14:40 / 14.11.2019 Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje...
Komente: 0 Planifikimi i duhur i buxheteve komunale, parakusht për zhvillim ekonomik lokal 14:34 / 15.11.2019 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sesionin trajnues me temën “Korniza e Financave Lokale dhe Planifikimin Financiar”, e cila kishte për qëllim analizën e situatës aktuale të kornizës së financave lokale, e po ashtu planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin financiar.