Ramosaj informohet për grantet që ndan MZhR-ja

DeçanPostuar: 09:51 / 11.01.2018

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim zvv.ministrat e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra dhe Musa Cena.

Në këtë takim kryetari Ramosaj u informua rreth mundësisë së përfitimit të granteve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njoftoi zëvendësministrat se është i gatshëm të ofrojë projekte mjaft të nevojshme për t'u investuar në komunën e Deçanit.

Këto projektet në ditët në vazhdim Ramosaj u zotua se do t'i adresoj në ministrinë përkatëse duke shpresuar që sa më shpejt të financohen, për të mirë të qytetareve të Deçanit.

Ky takim ka rezultuar në fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy niveleve qendrore dhe lokale, me qëllim të zhvillimit të të gjitha rajoneve në Kosovë. /InfoKomuna/