Ramosaj pret nxënësit e FMS Gymnasium Neufeld në Bernë të Zvicrës

DeçanPostuar: 14:00 / 25.04.2018

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim nxënës dhe mësimdhënës të shkollës FMS Gymnasium Neufeld Bern të Zvicrës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Deçan.

Gjatë kësaj vizite kryetari i njoftoi më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet që ka komuna , ato të cilat janë duke u realizuar dhe planet për të ardhmen si në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, kulturës, arsimit etj.

Vlen të ceket se bashkëpunimi më shkollën FMS Gymnasium Neufeld Bernë të Zvicrës vazhdon që nga  viti 2014 falë inicimit të ish drejtorit të këtij institucioni Prof. Musa Stojkaj për një bashkëpunim të tillë në këmbim të përvojave mes këtyre dy shkollave.

Gjatë qëndrimit njëjavor nxënës të shoqëruar nga një pjesë e personelit të kësaj shkolle vizitojnë institucionin komunal në Deçanit, tempujt fetar, vendet historike jo vetëm në Deçan por në tërë Kosovën ku bartin më vete përshtypjet nga Kosova dhe këmbimin e përvojave të mira më nxënës, mësimdhënës pritjen në familje etj. /InfoKomuna/