Suedezët pjesë e hartimit të planit menaxhues mjedisor të Bjeshkëve të Nemuna

DeçanPostuar: 14:21 / 17.04.2018

Kompania konsulente për bashkëpunim ndërkombëtar "FCG Swedish Development" do t'i ofrojë Komunës së Deçanit ndihmë teknike në Hartimin e Planit Menaxhues Mjedisor të Bjeshkëve të Nemuna.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtorit të Urbanizmit, Ramë Melaj, drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Syzana Mustafaj, drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik, Fitore Shala me menaxherin e projekteve të FCG Swedish Development AB, Jorge Maluenda V dhe drejtorin e Parkut Nacional, Fatmir Morina.

Ata kanë diskutuar për ndihmën teknike të kompanisë në hartimin e këtij plani si: trajnime, ekspertizë dhe forma të ndryshme që e lehtësojnë punën e komunës në përgatitjen e Planit të Menaxhimit Mjedisor të Bjeshkëve të Nemuna.

Kryetari i Komunës së Deçanit shpreh vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për hartimin e planit duke qenë falënderues për një nismë të tillë mbase komuna e Deçanit në fokus ka zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. /InfoKomuna/