Trajnohen 50 bletarë deçanas

DeçanPostuar: 09:54 / 22.09.2017

MBPZh në bashkëpunim me Qendrën Informative Komunale të Bujqësisë në Deçan, ka organizuar trajnim me fermerët të mbështetur nga projekti "Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore", transmeton InfoKomuna.

Në këtë takim të pranishëm ishin mbi 50 bletarë të komunës së Deçanit, të cilët kishin interesim për trajnim dhe janë të përkushtuar që në vazhdimësi ti ndjekin trajnimet nga fusha e bletarisë për ketë arsye ministria ka angazhuar një ekspert të lëmisë së bletarisë i cili u spjegoi bletarëve për përgatitjen e bletëve për dimërim dhe të gjitha masat tjera që kërkon bleta.

Eksperti i Bujqësisë në komunën e Deçanit, Bajram Çeku bëri të ditur se trajnimet janë të domosdoshme  dhe duhet të aplikohen për çdo muaj  varësisht nga lëmit gjegjëse dhe punëve stinore që i presin fermerët.

Më trajnime të tilla do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim e sidomos gjatë  tre muajve tri deri në 4 trajnime brenda muajit.

Temat e trajtuara gjatë këtyre takimeve  do të jenë varësisht  nga kërkesat që kanë bër  fermerët gjatë vitit në  drejtorin e bujqësisë dhe që do të jen në interesat të ngritjes së tyre profesionale në zbatimin metodave bashkohore në rritjen e rendimenteve dhe në prodhimtari te lartë të qumështit, mjaltit, pemëve dhe perimeve etj.

Çeku bëri të ditur se për trajnimet e ardhshme do të informohen fermerët me kohë përmes Drejtorisë Komunale të Bujqësisë. /InfoKomuna/