Delawie: Zgjedhjet e sotme janë dëshmi e zhvillimit demokratik të Kosovës

Postuar: 23:01 / 19.11.2017

Ambasadori amerikan ne Kosove, Greg Delawie, përshëndeti ecurinë e zgjedhjeve të sotme në Kosovë, duke e vlerësuar si shenjë të pjekurisë demokratike të vendit.

“Zgjedhje e zakonshme me parregullsi të vogla janë një shenjë e rëndësishme e zhvillimit demokratik të Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me zyrtarët e zgjedhur për të shënuar përparim në Kosovë”, ka thënë ai.