Diskutojnë për trajtimin e qenve endacakë

FerizajPostuar: 09:43 / 12.01.2018

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizjt, Burim Bajrami gjatë ditës së djeshme ka takuar homologun e tij nga Komuna e Gjilanit, Ramiz Ramadani.

Ky takim kishte karakter konsultativ, me theks të veçantë në diskutimin e efekteve direkte që kanë pasur investimet në sektorë të ndryshëm të bujqësisë në këtë komunë si dhe praktikat e ndjekura për trajtimin e të qenve endacak me qëllimin e funksionalizimit të një strehimoreje të përbashkët për kujdesin dhe trajtimin e qenve pa pronarë.

Drejtorët e Drejtorive përkatëse u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin mes tyre për të ofruar zgjidhjet më të mira dhe sjelljen e investimeve në sektorët me të cilët drejtojnë./InfoKomuna/