Kryetari i Dragashit shkarkon nga detyra drejtorin e dënuar të Arsimit

DragashPostuar: 16:33 / 24.10.2016

Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka liruar nga detyra drejtorin komunal të Arsimit, Hajri Ramadani, i cili disa muaj më parë është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me vendim të plotfuqishëm të organeve të gjyqësorit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një vendim të tillë kryetari Jenuzi e ka marrë pasi që ka pranuar një shkresë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me të cilin njoftohej për nevojën e ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Ramadanit, që vërtetonte dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar./KohaDitore/