Veseli: Dragashi do të bëhet pjesë e hartës turistike të Evropës

DragashPostuar: 16:28 / 15.11.2017

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të qeveris me Dragashin, sepse kjo komunë gjithmonë i ka besuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas një njoftimi, ai ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë dhe të investojnë edhe më shumë në Dragash.

“Do të vazhdojmë ta qeverisim Dragashin me përgjegjësi dhe transparencë. Në mandatin e ri do të qeverisim me njeriun tuaj, me njeriun e punës e të sakrificës, me Shaban Shabanin kryetar”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka në fokus zhvillimin ekonomik të komunave, hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, përkrahjen e bizneseve prodhuese dhe fuqizimin e sektorit privat.

“Kjo është ajo çka i duhet më së shumti Dragashit. Ne i dimë nevojat dhe përparësitë e Dragashit. Ne kemi plane dhe projekte konkrete për ta transformuar Dragashin në një zonë të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Veseli, thuhet në njoftim.

Me Shaban Shabanin kryetar, Veseli ka thënë se brenda një mandati do ta kthejnë Dragashin në njërën nga pikat qendrore të turizmit në shtetin e Kosovës.

“Si asnjë komunë tjetër, Dragashi ka mundësi që të kthehet në një zonë turistike shumë më atraktive sesa që është Brezovica dhe ne do ta bëjmë realitet këtë mundësi”, ka thënë ai.


Veseli ka premtuar se Dragashi do të bëhet pjesë e hartës turistike të Evropës.

Ai ka thënë se do të veprojnë shpejt në rregullimin e rrugës Zhur-Dragash.

“Do të realizojmë projektin milionësh për grumbullimin e ujërave të zeza në mënyrë që të ruajmë ambientin e Dragashit. Ambienti i pastër është kusht elementar për zhvillimin e turizmit malor, gjatë gjithë vitit”, ka thënë ai.

Veseli ka premtuar edhe rritje të subvencioneve për blegtorinë e Dragashit.

“Kosova ka nevojë ta ketë industrinë e saj të produkteve të qumështit e të mishit dhe Dragashin do ta kthejmë në burimin kryesor të kësaj industrie”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së e ka vlerësuar lart edhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve në Dragash dhe i ka falënderuar për mbështetjen e tyre për kandidatin e PDK-së.

Nga banorët e Komunës së Dragashit, ai ka kërkuar që më 19 nëntor të dalin dhe të votojnë masivisht për Shaban Shabanin kryetar. 

KlinëKomente: 0 Kryetri Elezaj kërkon nga KEDS-i furnizim më të mirë të rrymës 16:42 / 23.01.2018 Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me zyrtarët e Kompanisë rajonale dhe komunale të KEDS-it, me të cilët ka biseduar për gjendjen energjetike, furnizimin me rrymë elektrike dhe mundësinë e investimeve në këtë komunë.
Komente: 0 ATK-ja mbyll 6 biznese të lojërave të fatit 15:08 / 23.01.2018 Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të...
DragashKomente: 0 Nënkryetari i komuniteteve zgjidhet jashtëligjshëm 12:09 / 23.01.2018 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Dragashit për zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës për komunitete është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.