Vrau derrin e egër, ndalohet nga policia

DragashPostuar: 11:52 / 11.01.2017

Policia ka ndaluar një person të komunitetit goran si të dyshuar se ka vrarë një derr të egër duke e cilësuar si gjueti e kundërligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraniq të Dragashit ku sipas Policisë i dyshuari në zonën e Gorës kishte vra një kafshë të egër (derr), e të cilin ia kishte shitur një personi tjetër.

Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma e gjuetisë me 12 fishekë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.