Asfaltohet rruga “Avdyl Dura” që ofron qytetin me fenomenin e Bifrukacionit

FerizajPostuar: 16:30 / 22.09.2017

Në kuadër të plotësimit të shumë projekteve infrastrukturore në qytet sot është asfaltuar rruga “Avdyl Dura” e cila gjendet tek korridoret e gjelbërta.

Kjo rrugë do të jetë me afërt edhe për të gjithë qytetarët me fenomenin e rrallë të bifurkacionit për të gjithë ata që duan ta vizitojnë më shpesh.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se rrugë të tilla i kanë munguar Ferizajt në pjesën periferike, prandaj ky investim ka qenë i nevojshëm.

“Është një projekt më rëndësi të veçantë sepse po realizohet me standardet tashmë të njohura që aplikon komuna e Ferizajt e që janë standarde evropiane.

Ka një gjatësi mbi 1 kilometër dhe gjerësi 6 metra ku janë planifikuar edhe shtigjet për këmbësorë dhe për biçikleta të shoqëruara me ndriqime dhe sinjalizimet e duhura vertikale dhe horizontale.

Gjatë punimeve këtu është kryer edhe infrastruktura nëntokësore dhe kemi të bëjmë me njërën nga rrugët më të mira ku janë aplikuar metodat më të sofistikuara me ç‘ rast është kontrolluar edhe shkalla e ngjeshjes më të mirë të mundshme, sepse kemi të bëjmë me një vend moçalik e shumë të butë rreth fenomenit të Bifurkacionit.

Shkalla e ngjeshjes ka qenë deri në 100 kilonjuton që nënkupton se rruga do të jetë mjaft e qëndrueshme” deklaroi kryetari Svarqa.

Ai uroi banorët e kësaj zone për projektin e ri njëkohësisht ftoi të gjithë banorët e Ferizajt që ta vizitojnë sa më shpesh këtë pjesë për atraktivitetin që ofron dhe për të pasuruar njohuritë e aspektit turistik të Ferizajt.

Projekti i këtij asfaltimi komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 132 mijë euro./InfoKomuna/