Asfaltohet shtresa e dytë rrugës "Milan Shuflaj"

FerizajPostuar: 15:13 / 27.10.2017

Të premten është bërë asfaltimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Milan Shuflaj”, rrugë kjo e një rëndësie tejet të madhe.

Banorët e kësaj lagjeje u shprehen tejet mirënjohjes ndaj komunës së Ferizajt për realizmin e këtij projekti. Thanë se rruga e tyre ka pasur nevojë të kamotshme për investime të tilla.

U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 270 metra, ka trotuare në të dyja anët e rrugës, ndërsa buxhetit të komunës i ka kushtuar rreth 50 mijë euro.

/InfoKomuna/