Disa fshatra të Ferizajt bëhen me sistem të furnizimit të ujit

FerizajPostuar: 16:52 / 21.09.2017

Banorët e fshatrave Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive si dhe fshati Surqinë nga sot do të kenë mundësi të furnizohen më mirë me ujë nga sistemi i ri ujësjellësit.

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organiztën CDI dhe Minisitrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë ndërtuar një sisiem të ri pompimi, i cili është përuruar sot në fshatin Surqinë.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ishte sot për vizitë tek sisitemi i ndërtuar në fshatin Surqinë tha se po i gëzohet edhe një projekti që do të përmirsojë jetën e qytetarëve të kësaj ane.

“Jemi sot në fshatin Surqinë në sisitemin e pompimit ku janë bërë edhe shpimet e ujit ku sistemi i të cilave sjellin nga 13 litra ujë në sekond , sasi të ujit këto që barten në rezervarin kryesor në kodrën e Gllavicës ku më pas shpërndahet ai ujë në fshatrat Sazli, Papaz, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive ndërsa më vonë këtu do të kyqen edhe fshatrat Pojatë, Softaj deri në pjesën e ulët të Rahovicës . Është një projekt me rëndësi tepër të madhe për sigurimin e ujit të pijes ngase zgjidh shumë telashe me të cilat janë përballur këta banorë të pjesës veriore të komunës.

Ne po punojmë që edhe fshatrat Bibaj e Fshati i Vjetër si dhe Gremja do të bëhen me ujë shumë shpejt dhe kështu gradualisht po përmbyllen problemet me ujin e pijes në rrafshet rurale dhe ato urbane brenda pak muajsh” deklaroi kryetari Svarqa.

Edhe drejtori i kompanisë rajonale e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë “Bifurkacioni” shpjegoi se sasia e ujit do të jetë me ë mirë dhe këta banorë do të pijnë ujë të kontrolluar nga Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik dhe do të menaxhojë gjithë këtë furnizim me kapacitetet që ka.

Ndërtimi i sistemit të ri të pompimit për këto fshatra ka pasur një kosto prej 936 mijë eurosh ku 180 mijë euro ka dhënë organizata CDI , 100 mijë euro Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa pjesën tjetër tgë mjeteve i ka dhënë komuna e Ferizajt, kurse punët për realizimin e këtij projekti janë kryer nga kompania “Rahovica Company”. /InfoKomuna/