Drejtorët komunalë diskutojnë për menaxhimin e parkingjeve në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:29 / 15.01.2018

Gjatë ditës së hënë, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, kanë mbajtur mbledhjen e fillim javës, në të cilën kanë diskutuar çështje të shumta.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Po ashtu u bisedua edhe për përgatitjet e shënimit të 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ku tashmë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, ka formuar një trup të veçantë që merret me shënimin e kësaj dite.

Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe një varg çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe funksionalitetin e qytetit përkatësisht për planin e menaxhimit me parkingjet, procedimi i mëtejmë me projektin për bashkimin e qytetit dhe shumë çështje të tjera./InfoKomuna/