Ferizaj kontrakton operatorët për mirëmbajtje dimërore rrugësh

FerizajPostuar: 12:18 / 26.11.2018

Komuna e Ferizajt ka kontraktuar 6 kompani për menaxhimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror në vlerë prej 180 mijë eurosh.

Kjo për shkak se gjatë vitit të kaluar kjo komunë pati të kontraktuara vetëm 2 kompani, të cilat nuk patën arritur t’i menaxhonin të gjitha rrugët për shkak të trashësisë së borës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje në vitin e kaluar për një periudhë të caktuar kjo komunë pati shpallur gjendje të jashtëzakonshme, shkau i bllokimit të disa rrugëve nga bora. Ndërkaq, për sivjet kjo komunë ka përfunduar me kohë të gjitha procedurat tenderuese, ndaj fshatrat dhe qytetin e ka ndarë në gjashtë lote me qëllim që secila kompani ta kryejë punën e vet me shpejtësi dhe korrektësi. Arben Halili drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, në i Ferizajt, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrugëve të jetë në nivelin e duhur gjatë sezonit dimëror duke kontraktuar 6 kompani, të cilat do të operojnë në qytet dhe nëpër fshatra.

“Puna e kompanive do të paguhet në bazë të angazhimeve gjatë sezonit dimëror, mirëpo për këtë projekt si paramasë paraprakisht kemi alokuar rreth 180 mijë euro. Në të kaluarën ka pasur telashe dhe zvarritje procedurash të tenderimit që lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve, ndaj duke i parë ato probleme, të cilat i kemi pasur, sivjet kemi marrë masa me kohë dhe i kemi zhvilluar procedurat më herët. Në mesin e operatorëve është edhe kompania publike “Pastërtia” e cila i menaxhon disa fshatra të thella malore”, ka thënë Halili.

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...