Fillon rregullimi i fushës sportive në fshatin Muhovc të Ferizajt

FerizajPostuar: 13:39 / 22.09.2017

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore të fshatit Muhovc e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” të qytetit shumë shpejt do të mund të luajnë dhe do t’i mbajnë orët e Edukatës Fizike në një fushë të re sportive me të gjitha kushtet e nevojshme, njofton InfoKomuna.

Në fillimin e punimeve për këtë projekt kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka uruar nxënënsit dhe rinjtë e këtij lokaliteti për projektin që po realizohet në vendbanimin e tyre.

“Në këtë vend ka pasur mungesë të infrastrukrurës sportive por falë një projekti të komunës prej 110 mijë eurosh ne kemi arritur të përzgjdhi edhe oborrin e kësaj shkolle bashkë me 4 shkollat e fshatrave të tjera që të investojmë përt’ua përmirsuar kushtet nxënësve e banorëve të këtushëm.
Këtu është planifikuar të jetë një kompleks më i gjerë me fushë futbolli , fushëb volejbolli e basketbolli, në mënyrë që gjithë ata talentë të sportit ta kenë mundësinë ta kultivojnë këtë veprimtari në kushte shumë më të mira”, tha kryetari Svarqa.

Ai në veqanti shpreshu admirim për nxënësit e vegjël të cilët shkathtësitë fizike së shpejti do t’i dëshmojnë në fushën e re deri sa këto ushtrime do të kenë edhe dobi shëndetësore për ta.
Kryetari Svarqa u zotua se fusha sportive brenda pak kohësh do të kenë edhe shumë lokalitete të tjera urbane e rurale për të plotësuaur infrastrukturën e munguar apo të rregullohen pjesët e ndërtuara më herët por që nuk janë funksionale.