Kapet drogë në dy shkolla të Ferizajt

FerizajPostuar: 10:23 / 11.04.2018

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj të cilëve u është gjetur drogë në afërsi të shkollave “Pjetër Bogdani” dhe “Gjon Serreqi”.

“Njësiti policor gjatë patrullimit afër shkollës 'Pjetër Bogdani', ka ndaluar te dyshuarin mashkull K-Shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek i njëjti është gjete dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësiti policor gjatë planit operativ "Stop Drogave në shkolla" në hyrje te Shkollës "Gjon Sereqi", ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, gjatë legjitimimit dhe kontrollit tek i njëjti është gjet dhe konfiskuar 0.5 gr substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit të dyshuarit janë liruar ndërsa rastet janë në hetime.