Komuna e Ferizajt heq taksat për kompanitë e transportit me autobus të udhëtarëve

FerizajPostuar: 20:16 / 31.05.2020

Pandemia e virusit COVID-19 ka shkaktuar dëme në ekonominë lokale. Veçanërisht janë evidentuar dëme në kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Si rrjedhojë e kësaj gjendje, pas vlerësimit të situatës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu mori vendim që të lirojë përgjatë gjithë vitit 2020, kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus nga taksat komunale për vazhdimin dhe vërtetimin e rendeve të udhëtimit.

Ndërsa me dakordimin edhe të bordit drejtues të NPL "Stacioni i Autobusëve" pasi që ekziston varësia e veprimtarisë mes kompanive të tilla dhe ndërmarrjes përkatëse u mor vendim gjithashtu që për një javë (01.06.2020-07.06.2020), të lirohen nga pagesa e peronizimit, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus, si masë që do të mundësonte rikuperimin më të shpejt e kosto më të ulët të rinisjes së veprimtarisë nga kompanitë e transportit të udhëtarëve me autobus.

Këto masa nisin së zbatuari qysh nga dita e nesërme, 1 Qershor 2020, e si të tilla, të ndërmarra nga qeveria lokale, synojnë që brenda fushë-kompetencave të saja, të ndihmojnë biznesin, në rastin konkret kompanitë e transportit. /InfoKomuna/

PodujevëKomente: 0 Podujevë: Kapen hajnat e telefonave 12:13 / 18.01.2021 Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Podujevë, ku në një lokal janë vjedhur 12 telefona.