MKRS-ja mbështet Ferizajn në projekte kulturore e sportive

FerizajPostuar: 13:31 / 16.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Në këtë takim janë biseduar shumë projekte që do të zbatohen bashkërisht mes dy institucioneve si dhe mbështetja në aktivitetet e deritanishme kulturore e sportive që zhvillohen në Komunën e Ferizajt.

“Ferizajn e presin shumë projekte kulturore, rinore e sportive. Për këtë kam marr mbështetjen e fuqishme në takimin e sotëm me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Komuna jonë ka traditën e gjatë të organizimeve të mirëfillta kulturore e sportive. Një traditë e tillë do të vazhdohet dhe zhvillohet me ide, investime dhe energji të reja”, tha kryetari Aliu.

Mbështetja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është siguria e implementimit të projekteve zhvillimore - afatgjata për kulturën, rininë dhe sportin në Ferizaj./InfoKomuna/