Projekti “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj pengon qasjen në morgun e xhamisë

FerizajPostuar: 11:25 / 07.12.2018

Përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame i Ferizajt ka shprehur shqetësime se projekti 4- milionësh i ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit” po i bllokon hyrje-daljet me vetura në morgun e xhamisë për pastrimin e kufomave, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas BIK-ut në Ferizaj, Komuna deri tashti nuk i ka njoftuar në mënyrë të detajuar se si do të realizohet ky projekt, ndaj sipas parashikimeve të tyre në të ardhmen do të detyrohen t’i pastrojnë kufomat në ndonjë xhami tjetër për shkak se tuneli i nënkalimit për bashkimin e qytetit kalon afër xhamisë kryesore në qendër të qytetit, duke e pamundësuar qasje të lirë.

Për ta sqaruar më saktësisht realizimin e këtij projekti edhe opozita rreth një muaj më parë pati kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së, mirëpo ajo ka dështuar shkaku i mungesës së kuorumit të këshilltarëve