Të rinjtë në fokus të interesimit për përkrahje nga komuna e Ferizajt

FerizajPostuar: 12:28 / 20.07.2017

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik Shemsedin Sojeva, dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Naim Ferati, po marrin pjesë në konferencën një ditore në Gjilan me temën ”Roli i të rinjëve në zhvillimin lokal”.

Po ashtu në këtë takim kanë marr pjesë edhe drejtues të Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL) i përfaqësuar nga kryetari i këtij këshilli Nuhi Cerkini.

Në këtë takim kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, foli për përkrahjen e të rinjëve, për iniciativa të ndryshme, dhe për bizneset startuese nga të rinjët si dhe për studentët ferizajas që po i kryejnë studimet e tyre në Itali, përmes një bashkëpunimi që ka Komuna e Ferizajt me Ternin e Italisë.

“Në si komunë, kemi shpreh interesimin tonë të përkrahim vizita të ndryshime studimore dhe konkurruese e përfaqësuese nëpër disa vende te botës , pastaj kemi dhënë edhe bursa e vazhdojmë të japim, si dhe kemi subvencionuar organizata jo qeveritare për aktivitetet e tyre në dobi të rinisë. Po ashtu kemi përkrahur edhe infrastrukturën për rini dhe objekte që shërbejnë për të rinjët siç është ndërtimi i objektit të Qendrës Rinore dhe Kinemasë së qytetit e cila do të përfundojë së shpejti ”, tha kryetari Svarqa, duke shtuar se komuna e Ferizajt ka bashkëpunim të ngushtë edhe me organizata të ndryshme siç është GIZ-i gjerman, USAIDI- amerikan, Caritas Kosova dhe Caritasi i Luksembugut.

Gjatë kësaj konference kryetari Svarqa, është zotuar se do të përkrah të rinjët në vazhdimësi për projektet e idetë e reja që do të paraqesin ata.

Konferenca e sotme u organizua nga Banka Botërorë e përfaqësuar nga Gloria La Cava koordinatore për të rinjët nga Banka Botorë në Washington DC si dhe komuna e Gjilanit.
Edhe në këtë konference u ritheksua se të rinjët kosovar, por edhe ferizajas janë konkurrent me moshat e tyre sidomos në njohjen e gjuhëve të huaja kudo në botë, por getoizimi i Kosovës, reflekton shumë në arritjen e qëllimeve apo në realizimin e projekteve të tyre në përgjithësi.
/InfoKomuna/