Fillon pastrimi i deponisë me mbetje të ngurta në Shipashnicë të Epërme

KamenicëPostuar: 13:48 / 07.12.2018

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, organizata Let’s Do It Kosova, ka filluar pastrimin e zonës së XIII-të, në fshatin Shipashnicë e Epërme në Kamenicë.

Ata kanë filluar pastrimin e deponisë me mbetje të ngurta.Postimi i plotë i Let’s Do It Kosova: Filloi pastrimi i Zonës së XIII-tëShipashnicë e Epërme.

Sot bashkërisht me task forcën komunale,filluam pastrimin e deponisë me mbetje të ngurta në fshatin Shipashnicë të Epërme.