Fushë-Kosova përpjekje të shtuar për një ambient të pastër

Fushë KosovëPostuar: 16:16 / 04.05.2018

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një njoftimi thekson se që nga fillimi i muajit prill, në gjithë territorin e komunës vërehet një dinamizëm i shtuar për një ambient të pastër dhe të bukur.

"Ekipet kompetente po merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara, me mbjellje të luleve dhe drurëve dekorativ, jo vetëm në pjesët e qytetit por edhe në të gjitha vendbanimet tjera të komunës", thuhet në njoftim.

"Aktivitete të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim, për të cilat presim që edhe qytetarët të japin kontributin e vet në kujdesin dhe mirëmbajtjen e ambientit përreth vendbanimeve të tyre dhe hapësirave në përgjithësi", theksohet në njoftim. /InfoKomuna/