"Hapësirat mjedisore në Fushë-Kosovë më të pastra"
Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë iniciativë për largimin e deponive ilegale. Largimi (pastrimi) i deponive të egra ka filluar në lagjet 028 dhe 029 të qytetit të Fushë-Kosovës.
"Një falënderim i veçantë i dedikohet NTN ”Gërguri” Shpk, e cila ka ndihmuar në realizimin e kësaj iniciative. Lusim qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm në mirëmbajtjen e mjedisit jetësor, në mënyrë që të mos rikrijohen deponi të tilla", thuhet në njoftimin e komunës.
Vizioni i Komunës së Fushë-Kosovës është: “Komuna Fushë-Kosovë, një komunë e pastër, me një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, ku ofrohen shërbimet e menaxhimit të mbeturinave sipas standardeve më të larta në çdo njësi familjare dhe njësi tregtare në territorin e saj dhe aplikohen suksesshëm skemat e grumbullimit të ndarë të mbeturinave”. /InfoKomuna/