“Help Kosovo” dhe Fushë-Kosova së bashku në fuqizim të mikro-bizneseve

Fushë KosovëPostuar: 11:42 / 26.02.2018

Koordinatorja e Programit të Organizatës gjermane “Help Kosovo”, Shqipe Breznica, vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës ku u takua me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Berjani. Ishte ky një takim iniciues me përfaqësuesin e Komunës së Fushë-Kosovës për të diskutuar rreth një bashkëpunimi me komunën Fushë-Kosovës.

Si në çdo komunë, ashtu edhe në Fushë-Kosovë, Organizata “Help Kosovo”, ka për qëllim të kontribuojë në stabilitetin socio-ekonomik duke fuqizuar mikro-bizneset, shkruan InfoKomuna.

Në takimin e përbashkët në mes tjerash u tha se në këtë komunë përveç që jetojnë komunitete të ndryshme, ato janë janë të kënaqura me shërbimet nga niveli lokal, por gjithsesi këto komunitete kanë nevojë edhe për mbështetje për fillimin e një biznesi të ri apo ndihmë në biznesin ekzistues.

Drejtori Ekrem Berjani potencoi faktin se ka indikatorë të shumtë që janë tregues se Fushë-Kosova i ka të gjitha avantazhet për zhvillimin e Bizneseve të Vogla dhe atyre të Mesme. /InfoKomuna/