Në Fushë-Kosovë mbahet sesion informues dhe trajnues për zhvillimin e bizneseve

Fushë KosovëPostuar: 15:42 / 08.02.2018

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Fushë-Kosovë u mbajt sesioni informues dhe trajnues për skemën e grandeve “Programi i Balancuar i Zhvillimit Rajonal” i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe i deleguar për implementim prej “ARDA”, përcjell InfoKomuna.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës, Z. Ekrem Berjani, në fjalën e rastit theksoi se ky sesion informues do t’i ndihmojë bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës rreth mënyrës së aplikimit pë të fituar nga këto grande që ofron Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Drejtori inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit që të aplikojnë në këto grande, sidomos bizneset fillestare dhe ato që pretendojnë të rriten dhe të zhvillohen si biznese të konkurushme përtej tregut lokal.

Përfaqësuesit nga “ARDA” kanë informuar qytetarët dhe bizneset rreth kritereve, mënyrës së aplikimit dhe fushat të cilat mbulohen nga kjo thirrje.

/InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Termet në Pejë 16:45 / 20.02.2018 Dridhje të tokës janë dëgjuar rreth orës 15:50 në qytetin e Pejës. Kështu të paktën kanë konfirmuar për Indeksonline disa lexues.
Komente: 0 ATK-ja shqipton 269 gjoba ndaj bizneseve 15:41 / 20.02.2018 Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se gjatë muajit janar ka vazhduar me përkushtim realizimin e planit të hyrave, duke zhvilluar aktivitet te tatimpaguesit përmes vizitave dhe kontrollit tatimor, me qëllim të njoftimit të tatimpagueseve me të drejtat e tyre, si dhe obligimet që kanë...