Policët e Stacionit në Fushë-Kosovë, dhuruan Gjak

Fushë KosovëPostuar: 17:19 / 15.05.2020

Thirrjes së Transfuzionit të gjakut për dhurim, mbrëmë iu bashkuan pjesëtarët e Stacionit të Policisë në Fushë-Kosovë.

"Mbi 30 pjesëtarë të Stacionit Policorë në Fushë-Kosovë në krye me Komandantin, Besart Shaqiri, përkundër angazhimeve të jashtëzakonshme në punë gjetën vullnetin që të bëjnë edhe këtë gjest humanitar duke dhuruar gjak në këtë kohë të përballjes me pandeminë botërore COVID-19".

"Falënderojmë të gjithë policët të cilët dhuruan gjak, shëndet", thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës. /InfoKomuna/