2 mijë euro gjobë për ekzaminerin gjakovar që mori ryshfet

GjakovëPostuar: 16:13 / 29.01.2018

Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka dënuar me dy mijë euro gjobë, ekzaminerin Luan Haxhishabani, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i cili akuzohej se kandidatëve për patentë shofer u kishte marrë para për t’ua kaluar provimin teorik.

Haxhishabani, është dënuar me gjashtë muaj dënim me burg, por i cili dënim iu zëvendësua në gjobë prej dy mijë eurosh si dhe u obligua që të dëmtuarve Blendi Koci dhe Artan Ndau, t’ua kompensoi shumën prej 300 eurosh, të cilat i kishte marrë me rastin e kryerjes së veprës penale.

Ky aktgjykim është shpallur, pasi që fillimisht kjo gjykatë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë së arritur midis të akuzuarit dhe prokurorit Agron Matjani.

Sipas marrëveshjes së bërë më 12 dhjetor 2017, Luan Haxhishabani, parashihej të shpallej fajtor për veprën penale si në aktakuzë dhe të dënohej me 5 deri në 6 muaj burgim, i cili dënim do t’i zëvendësohej me gjobë në shumën prej 1500 deri 2000 euro.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Masar Vula, deklaroi se marrëveshja për pranimin e fajësisë është bërë në përputhje me dispozitat ligjore dhe pa ndikim apo presion ndaj të akuzuarit, andaj kërkon që pas aprovimit të saj si të tillë, ndaj klientit të tij të shqiptohet minimumi i dënimit të paraparë.

Sipas aktakuzës, Luan Haxishabani, akuzohej se gjerë në periudhën 19 gusht 2016, në qendrën për patentë shofer në Gjakovë, kishte keqpërdorë detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në atë mënyrë që në pozitën e ekzaminierit- pyetësit për pjesën teorike të testit të patentë shoferit, kandidatëve Blendi Koci dhe Artan Ndau, iu ka marrë shuma parash prej 300 deri 400 euro, në mënyrë që të kalonin testin teorik.

Me këtë rast, i akuzuari Haxhishabani, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /betimiperdrejtesi/.

PejëKomente: 0 Rreth 90% e fermerëve në Pejë mbesin pa subvencione 12:20 / 20.02.2018 Komuna e Pejëska shprehur shqetësimin lidhur me aplikimin e fermerëve për subvencione, duke thënë se rreth 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione, shkruan InfoKomuna.