Ardian Gjini takohet me delegacionin e USAID-it

GjakovëPostuar: 12:42 / 12.01.2018

Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies në pesë komunat e përzgjedhura për këtë projekt, ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik, auditimit të brendshëm dhe financave publike duke bërë kështu që ky model të përcillet edhe në komunat tjera të Kosovës.

Gjini ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit të administratës komunale për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe sjell benefite për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj.

FerizajKomente: 0 Kryetari Aliu rikthen në punë drejtorin e QKMF-së, Asllan Bajrami 16:12 / 22.01.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ditëve të fundit ka pranuar një konkluzion nga Gjykata Themelore në Ferizaj përmes së cilës kërkohet kthimi në vendin e punës, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të drejtorit të shkarkuar nga qeverisja...
KlinëKomente: 0 Të gjitha rrugët në Komunën e Klinës janë të kalueshme 14:16 / 22.01.2018 Bora që ka rënë gjatë dy ditëve të fundit, ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, sidomos në zonat malore të Komunës së Klinës, ku trashësia e borës ka kaluar 15 cm. Ngricat e natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar shtresa të akullit në...
PejëKomente: 0 Konfiskime armësh e municionesh në rajonin e Pejës 15:35 / 22.01.2018 Policia e Kosovës, ka shtuar aktivitetet për konfiskimin e armëve e të municionet pa leje në rajonin e komunës së Pejës, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.