Edhe një E-kiosk në Gjakovë

GjakovëPostuar: 10:42 / 05.12.2017

Komuna e Gjakovës, të hënën, ka përuruar edhe një E-kiosk, në të cilin qytetarët do të mundë të pajisen përgjatë 24 orëve me dokumente.

Në këtë kiosk, ata mund të pajisen me: certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, certifikatën e martesës, shtetësisë, vendbanimit, vërtetim për gjendjen e tatimit në pronë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me ndihmën e këtij kiosku gjakovarët mund të informohen për projektet komunale apo të parashtrojnë kërkesa ndaj autoriteteve komunale.