Gjakovë: Një vajzë përfundon në spital, e detyruan të përdorë drogë

GjakovëPostuar: 13:27 / 14.01.2021

Një vajzë është shtruar në Spitalin e Gjakovës pasi kishte pasur gjakderdhje nga hunda.

Ajo është detyruar që të përdorë substanca narkotike.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

” Viktima është detyruar që të përdorë substancën e dyshuar narkotike. Ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është e hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës”.

Aitha se lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar dy persona./KlanKosova/