Lekaj: Brenda gjashtë muajsh do të operacionalizohet aeroporti i Gjakovës

GjakovëPostuar: 15:01 / 06.11.2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Aeroportin e Gjakovës, ku u pri nga Vlora Gojani, menaxhere ekzekutive e këtij aeroporti.

Gjatë bisedës që e zhvilluan, Gojani e njoftoi Ministrin me gjendjen e tashme dhe me sfidat eviteve të fundit, me të cilat është përballur dhe vazhdon të përballet ky aeroport.

Me atë rast u thekasua se synim parësor i të gjithëve është funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, ngase kjodo të paraqesë një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të Gjakovës, por të gjithë Kosovës.

Postimi i plotë i Lekajt në Facebook:

“Sot ishim në vizitë në Aeroportin e Gjakovës, një aset shtetëror, një aset i cili do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e Gjakovës dhe të rajonit, mirëpo më e rëndësishmja është se në fokus do të
jetë qytetari ynë. Ne kemi shumë bashkatëdhetarë që janë në botën perëndimore dhe që pikë
kryesore e kanë Gjakovën, andaj mendoj se Qeveria e Kosovës do të bëjë më të mirën e
mundshme që të operacionalizohet ky Aeroport dhe që të jetë në shërbim të qytetetarëve, të
vendit dhe në shërbim të komunikimit me vendet e tjera. ”Në ditët në vijim ne do të marrim qëndrim se si do të trajtohet dhe në çfarë gjendje do të jet ky aeroport pas gjashtë muajsh. Unë mendoj se do të vijnë ditë të mira për të, sepse edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haradinaj, është i fokusuar në atë që të bëhet diçka pozitive në këtë aeroport, e kur ekziston përkrahja e kryeministrit dhe e Qeverisë së Kosovës, atëherë suksesi nuk do të mungojë”.

“Unë i premtova kryeshefes ekzekutive se ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë
aeroport dhe të jenë të bindur, Gjakova dhe Kosova, se ky aeroport do të jetë në shërbim të së
mirës së Kosovës”. “Unë shpresoj se brenda gjashtë muajsh do të kemi një situatë krejt tjetër, një situatë pozitive që çon në operacionalizimin e këtij aeroporti. Pra, unë mendoj që pas gjashtë muajsh për këtë aeroport do të ndodhë diçka pozitive”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me rastin e vizitës së sotme në Aeroportin e Gjakovës.