Vrasje e rëndë në Gjakovë

GjakovëPostuar: 11:37 / 01.11.2017

Një 21-vjeçar ka vrarë një 30-vjeçar në rrugën “Xhafer Lipoveci” në Gjakovë.

Policia e Kosovës njofton se A.H. është vrarë në vendin e tij të punës në orën 09:40 nga E.B i lindur më 9 shkurt të vitit 1996.

“Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte, ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme për motive të ulëta, sqaron Policia.

I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.