Arrestohet falsifikuesi i dokumenteve të Gjykatës

GjilanPostuar: 10:47 / 15.09.2017

Njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë kanë arrestuar një person në Gjykatën Themelore në Gjilan i cili dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka falsifikuar dokumente nga evidenca e personave, ka vulosur dhe nënshkruar certifikata në emër të Gjykatës Themelore Gjilan.

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë konfiskuar: një llap-top dhe disa dokumente të dyshuara.

Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.