Konstituohet këshilli i fshatit në Llashticë të Gjilanit

GjilanPostuar: 09:53 / 11.06.2019

Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, është konstituuar të hënën këshilli i fshatit prej shtatë anëtarëve në Llashticë, ku kryetar është zgjedhur Ekrem Hasani.

Kryesuesi i Komisionit Komunal,Avdyl Aliu i ka falënderuar banorët e Llashticës për ardhjen masive,duke uruar kryetarin dhe anëtarët e këshillit të fshatit.

“Llashtica gjithmonë ka ditë të jetë organizatore e madhe e shumë ngjarjeve,përfshirë këtu edhe organizimet e si kjo e sotmja. Është tejet irëndësishëm themelimi i këshillave sepse janë organi që do t’iartikulojnë kërkesat komunitare të banorëve të Llashticës në dikasteretpërkatëse të komunës. Urime dhe suksese të zgjedhurve”, theksoi Aliu.

Në këtë ngjarje kanë marrë edhe pjesë edhe anëtar të Komisionit Komunalpër zgjedhjen e këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve, qëvijnë nga radhët e të gjitha partive politike. /InfoKomuna/

 

PodujevëKomente: 0 Memoriali "Shqiponja" ngritet në Podujevë 14:22 / 19.06.2019 Në 20-vjetorin e çlirimit të Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja” te rrethi rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë.
PejëKomente: 0 Nis projekti gjysmëmilionësh në sheshin e Pejës 15:14 / 19.06.2019 Në sheshin e qytetit të Pejës ka nisur të hënën realizmi i fazës së parë të projektit, që parasheh rindërtimin e pjesës qendrore të sheshit “Skënderbeu” deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.