Nis faza e dytë e dezinsektimit në Gjilan, apelohet për kujdes ndaj bletëve

GjilanPostuar: 10:03 / 15.07.2019

Në Komunën e Gjilanit sot nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.

Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët nuk duhet t`i hapin dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor. /InfoKomuna/