Opozita e Gjilanit kritikon Komunën për humbjet financiare nëpër gjykata

GjilanPostuar: 11:04 / 01.04.2019

Komuna e Gjilanit vazhdon të humbasë mjete të mëdha financiare në konteste të ndryshme gjyqësore.

Kurse janë edhe një numër i madh i lëndëve të tjera, në lidhje me çështjet komunale që ende janë duke u trajtuar nëpër gjykata, e të cilat shtojnë rrezikun që Komuna të humbasë edhe më shumë para nga arka e buxhetit komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë shqetësim e kanë ngritur këshilltarët komunalë nga radhët e opozitës, të cilët kanë kritikuar Ekzekutivin komunal se nuk ka bërë një menaxhim më të mirë të proceseve që ndërlidhen me punën e Komunës.

Lëvizja Vetëvendosje (VV)dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vlerësojnë se menaxhmenti i Komunës nuk është duke treguar transparencë edhe sa u përket shpenzimeve të buxhetit komunal, dhe se është duke fshehur edhe rritjen e numrit të punëtorëve, që, sipas tyre, janë të punësuar pa kritere.