Gjilani ofron mundësi të përshtatshme për investitorë të huaj
GjilanPostuar: 15:36 / 14.09.2018
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me disa donatorë gjermanë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’. Ata janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.
Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, pasi ka përmendur rëndësinë e investimeve të huaja për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të punësuarve, shtoi se Gjilani ka fuqinë punëtore, ka profesionalizëm, porse i nevojiten investime
Investitori gjerman Dr. Axel Eckart, i cili është udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin ne fusha te ndryshme, dha sinjale pozitive për fillimin konkret të investimeve.